Shkolla e Magjistraturës, në bashkëpunim me Shkollën Italiane të Magjistraturës, do të organizojnë shfaqjen e filmit dokumentar “Falcone e Borsellino – Il Fuoco della Memoria”. Aktiviteti dhe dokumentari synojne të nderojnë kujtimin e dy heronjve të mëdhenj, Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino, në luftën kundër krimit dhe të nxisë reflektimin mbi rëndësinë e kujtesës kolektive dhe luftën kundër krimit dhe mafies.
Aktiviteti do të zhvillohet në datën 17 shkurt, dhe fillon në orën 13h00, në sallën e amfiteatrit të Godinës Poli i Drejtësisë.
Aktiviteti do të realizohet me pjesëmarrës të ftuar si magjistratë në detyrë, pedagogë të shkollës si dhe kandidatë për magjistratë të viteve të ndryshme.